Haradinaj të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoni
Lajme

Haradinaj të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoni

16 Prill 2018 | 15:18
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën do të qëndrojë për një vizitë zyrtarë në Maqedoni, në të cilën ai do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.

Haradinaj gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë të Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Siç raportojnë mediat atje, temë diskutimi do të jenë marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet edhe data e mbledhjes së përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Po në këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federika Mogherini.

Më të lexuarat

Tribuna

Email