Haradinaj takoi kandidatët për kryetarë të komunave të AAK-së
Lajme

Haradinaj takoi kandidatët për kryetarë të komunave të AAK-së

11 Shtator 2017 | 19:51

Kryeministri i Republikës së Koësovës, Ramush Haradinaj, takoi sot në Prishtinë, kandidatët për kryetarë të komunave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të garojnë në zgjedhjet komunale dhe për kryetarë komunash të 22 tetorit.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve përpara qytetarëve të vendit dhe për mirëqenien e tyre.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi të rëndësishme zgjedhjet komunale të parapara të mbahen më 22 tetor dhe theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të qetë e demokratik, ku qytetarët do të votojnë për projektet për komunat e tyre dhe për zhvillimin e tyre.

Më të lexuarat

Tribuna

Email