Haradinaj për dëshmorët: Jeni udhërrëfyes brezash
Lajme

Haradinaj për dëshmorët: Jeni udhërrëfyes brezash

16 Prill 2018 | 20:59

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë para 19 viteve në Dukagjin.

Haradinaj mori pjesë në akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Pejë por nuk ka mbajtur fjalim.

Në mesin e të rënëve është edhe vëllai I tij Shkëlzen Haradinaj.

“Jeni udhërrëfyes brezash, Fatmir, Hasim, Luan e Shkëlzen. Ju e arritët pavdekësinë e neve na mbetet ta jetësojmë një shtet të fortë që na bën krenarë. Pushoni të qetë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat

Tribuna

Email