Haradinaj-Kiliç shprehen për forcimin e zhvillimit të politikave ekonomike
Lajme

Haradinaj-Kiliç shprehen për forcimin e zhvillimit të politikave ekonomike

12 Shtator 2017 | 18:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, me të cilën diskutuan për lidhjet e forta midis dy vendeve dhe për forcimin e mëtejshëm të zhvillimit të politikave ekonomike.

Haradinaj ka theksuar se është i gatshëm të punojë së bashku në shumë sfera me Turqinë në të mirën e të dy vendeve dhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh.

Ndërsa, diplomatja Kiliç ka theksuar se ata janë një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj qeverie dhe ka hapur të gjitha dyert e mundshme për të punuar më tej për zhvillime të mëdha në nivel politik dhe ekonomik.

Më të lexuarat

Tribuna

Email