Haradinaj flet shkurt për sulmin ndaj Agron Mustafës: Po trajtohet seriozisht
Lajme

Haradinaj flet shkurt për sulmin ndaj Agron Mustafës: Po trajtohet seriozisht

12 Janar 2018 | 16:39

Më në fund një zyrtar i lartë i shtetit flet për rrahjen brutale të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur sot për sulmin ndaj Mustafës nga dy policë të shtetit dhe heshtjen institucionale.

Ai tha se është duke u punuar nga institucionet përkatëse dhe se kjo çështje është duke u trajtuar nga organet përgjegjëse, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, rasti i sulmit ndaj Mustafës është i ndjeshëm dhe se sulme të tilla nuk janë të mira.

Mustafa u rrah brutalisht në qendër të Prishtinës nga dy zyrtar të Policisë së Kosovës, ku njëri tashmë është suspenduar, por jo edhe Nazim Sahiti, shef i krimeve ekonomike në PK.

Më të lexuarat

Tribuna

Email