“Haradinaj është numër një në listën e INTERPOLIT, Qeveria e negocioi listën”
Lajme

“Haradinaj është numër një në listën e INTERPOLIT, Qeveria e negocioi listën”

11 Janar 2017 | 21:25

Institucione shtetërore të Kosovës kanë pasur njohuri të sakta se kush është pjesë e listës së INTERPOLIT, mirëpo nuk u ka treguar partive politike e as deputetëvë.

Kështu ka deklaruar Lahi Brahimaj nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Brahimaj ka thënë se këto institucione gjithashtu e kanë ditur se nga lista e INTEPORLIT janë larguar 137 persdona, nga 157 sa ishin gjithësejt dhe në listë tashmë janë vetëm 20 persona.

Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një interviste tre javë para se të arrestohej Haradinaj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa.

I pari në listën e 20 perosnave tash është Ramush Haradinaj ka thënë Brahimaj, i cili ka pohuar gjithashtu se ai dhe partia e tij tashmë e posedojnë këtë listë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email