Hajdar Beqa i  përgjigjet Agim Veliut
Lajme

Hajdar Beqa i përgjigjet Agim Veliut

15 Maj 2017 | 21:22

Hajdar Beqa i cili ishte deputet i legjislaturës së fundit nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, i cili iu gëzua ndalimit që iu bë Kadri Veselit në zhveshtoret e klubit llapjan.

“Agim Veliu i frustruar nga rënia e Qeverisë dhe duke qenë i vetëdijshëm për humbjen që subjekti i tij do të pësoi në zgjedhjet e radhës, paska gjetur kohë që të mirret me Liderin e PDK-së.

Sikurse krejt Kosova edhe Llapi është krenar me z.Kadri Veseli.

Kadri Veseli është Lider me përmasa kombëtare, dhe nga 12 qershori 2017, do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Këto reagime të z.Veliu, edhe mund te kuptohen, duke pasur parasysh garën për të parin e LDK-së, e si duket gjasat e z.Veliu janë shumë te vogla, për të mos thënë nuk ka fare!”, ka shkruar Beqa.

Më të lexuarat

Tribuna

Email