Gratë e dhunuara të jenë të barabarta në shoqëri (Video)
Lajme

Gratë e dhunuara të jenë të barabarta në shoqëri (Video)

07 Dhjetor 2017 | 21:12

Është përmbyllur me sukses kampanja vetëdijesuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, tha se fushata me moton “Një fije dritë”, është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës, për krijimin e një pozite të barabartët të kësaj kategorie në shoqëri.

 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se ato gra janë heroina dhe meritojnë respekt e mirënjohje.

 

Trajtim të vonuar e ka quajtur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu trajtimin e viktimave të luftës. Ajo thotë se tashmë ato nuk janë vetë dhe do të gëzojnë pensionin.

 

Përfaqësuesja e ambasadës së Zvicrës, Viktoria Pagano, ka përgëzuar ambasadoren e vullnetit të mirë dhe ndikimin që ka pasur kampanja vetëdijësuese dhe që ka arrit një ndikim të madh në shoqëri.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email