Gjini mbron koalicionin me PDK’në, thotë se s’është tradhti ndaj elektoratit
Lajme

Gjini mbron koalicionin me PDK’në, thotë se s’është tradhti ndaj elektoratit

17 Maj 2017 | 21:48

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se koalicioni parazgjedhor i arritur me Partinë Demokratike të Kosovës nuk është një tradhti ndaj elektoratit.
“Papërgjegjësia ndaj elektoratit është nëse del në fushatë dhe kërkon vota kundër një partie dhe në momentin që dalin rezultatet, bëjmë më pas koalicion. Kjo është tradhti ndaj elektoratit, por nëse votuesit i tregon çfarë po bën, atëherë mund të marrësh një rrezik ama nuk është as tradhti ndaj elektoratit as papërgjegjësi”, ka deklaruar Gjini në Klan Kosova.

“AAK ka dalur publikisht, ka hyrë në një koalicion me PDK-në dhe me këtë koalicion kërkojmë vota dhe sipas gjitha gjasave fiton bindhsëm por tradhti do të ishte nëse kërkojmë vota për diçka tjetër dhe më pas bën koalicion”, është shprehur Gjini.

Gjini ka thënë se tradhti do të ishte nëse do të bëhej koalicion pazgjedhor me PDK-në derisa votat do të kërkoheshin për largim të PDK-së nga pozita.

“Nuk tradhtohtet elektorati kur bën koalicion parazgjedhore, elektorati tradhtohet nëse thua se jemi këtu me largu PDK-në, merr vota nga populli për me e largu PDK-në dhe më pas bën koalicione paszgjedhore”, ka shtuar ai.

Gjini ka deklaruar poashtu se për arritjen e marrëveshjes së këtij koalicioni parazgjedhor nuk janë diskutuar shumë programet politike, por që sipas tij, konceptet bazë të programeve të secilës parti dihen, njofton Klankosova.

“Nuk është e lehtë të bëhen këso koalicione por ne i dimë të gjitha programet e partive politike, mund të mos dimë detajet por konceptet programore i dimë”, është shprehur Gjini.

“Nuk ka befasi në konceptet programore, befasi do të ishte nëse ne si AAK është krejtësisht e majtë”, ka thënë Gjini.

Më të lexuarat

Tribuna

Email