Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë
Lajme

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

17 Korrik 2017 | 11:43

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:40, një person është gjetur i vdekur në afërsi të liqenit në Mitrovicë.
Policia e ka cilësuar këtë vdekje si të dyshimtë, ku viktima që i takon nacionalitetit boshnjak, është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima ishte duke lëvizur me biçikletë dhe për një moment ka rënë për tokë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email