Gecaj: Kryeministri më në fund i tha po Demarkacionit
Lajme

Gecaj: Kryeministri më në fund i tha po Demarkacionit

04 Dhjetor 2017 | 18:00

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar votimin e qeverisë, që Demarkacioni në mes Kosovës dhe Malit të Zi të shkojë në Kuvend.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se Kryeministri Haradinaj më në fund i ka thënë po, versionit të Demarkimit të Kufirit Kosovë – Mal i Zi.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria sot i tha PO demarkacionit

Kryeministër, hi syve popullit nuk mundesh me ju hedhë, pa marrë parasysh se çka mund të mendosh ti për ta! Sot aprovuat marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi. Për të shkuar në Kuvend, ai ligj duhet nënshkruar nga ju Keyeministër. Kuvendi voton ligjin, jo raportin, pasi që raporti nuk është marrëveshje ndërshtetërore, dhe për pasojë nuk i nënshtrohet votimit të Kuvendit. Na trego Kryeministër cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?

Më të lexuarat

Tribuna

Email