Gecaj: Kadri Veseli po e kopjon Ibrahim Rugovën
Lajme

Gecaj: Kadri Veseli po e kopjon Ibrahim Rugovën

12 Gushtë 2017 | 19:58

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratat e Kadri Veselit, i cili kishte lavdëruar figurën e Kryesuesit të seancës konstituive, Adem Mikullovci.
Gecaj në rrjetin social “facebook” ka shkruar se njëherë Thaci, e tashmë Veseli, po e kopjojnë presidentin Ibrahim Rugova. Por, sipas Gecajt, kopjimi nuk të bën të madh/ Gazeta Tribuna/

Postimi i tij i plotë:
KOPJIMI S’TË BËN TË MADH
Kadri Veseli sot paska lëvduar Adem Mikullovcin…
Kopja thonë kurr nuk mund t’i ngjajë origjinalit, posaçërisht kur fotokopjuesi është i ndryshkur😜. Më parë Hashim Thaçi, e tani Kadri Veseli, në vazhdimësi tentuan të imitojnë atë të cilin e luftuan me të gjitha mjetet dhe metodat – Dr. Ibrahim Rugovën. Ju ka dalë boja këtyre…Tanimë i njohim për atë që janë…

Më të lexuarat

Tribuna

Email