Gecaj Gjuriqit: Ushtrinë e Kosovës do ta themelojmë
Lajme

Gecaj Gjuriqit: Ushtrinë e Kosovës do ta themelojmë

18 Prill 2017 | 10:49

Këshilltari i Kryeministrit Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur Gjuriqit pasi ky i fundit ka deklaruar se ka tentativa për të blerë votat e deputetëve nga komuniteti serb për themelimin e ushtrisë. Gecaj i ka bërë të qartë Gjuriqit se ushtria e Kosovës do të themelohet.

“Sigurisht duke u bazuar në sistemin dhe mënyrën e veprimit vatanak, Marko Gjuriq paska sugjeruar se ne po tentojmë t’i “blejmë serbët e Kosovës për votën e tyre për ushtrinë”! Serbët e Kosovës z. Gjuriq janë qytetarë të barabartë (madje të diskriminuar pozitivisht ) të Republikës së Kosovës të cilët nuk kemi nevojë as t’i blejmë e as t’i shesim. Është Qeveria e Serbisë ajo e cila i ka manipuluar dhe fatkeqësisht vazhdon t’i manipulon ende, madje qartazi edhe kundër interesit të tyre qytetarë e njerëzor. Ushtria e Kosovës do të themelohet z. Gjuriq, ndërsa thirrja në Rezolutën 1244, ashtu siç ju ka kushtuar një herë, me një humbje dëshpëruese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do t’u përplaset fytyrës sa herë të tentoni të thirreni në te.” ka shkruar Gecaj.

Më të lexuarat

Tribuna

Email