Gecaj e quan Rrustemin pinokio nga Komuna e Prishtinës
Lajme

Gecaj e quan Rrustemin pinokio nga Komuna e Prishtinës

20 Mars 2017 | 22:58

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj e ka quajtur fundërrinë dhe përfaqësues të Brigadave të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemin.

Gecaj në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar pasi Adnan Rrustemi e ka quajtur atë minstër të Serbisë për shkak se po arsyeton hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Gecaj ka thënë se vendimin për këtë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës dhe jo ai apo “bërllogu” sic e quan Gecaj, Rrushtemin.

Postimi i tij i plotë në facebook:

FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV
Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt. E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”. Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një “ministër të Serbisë”. Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti.

Më të lexuarat

Tribuna

Email