Fungo: Kosova nuk pyet KFOR-in për të lëvizur forcat policore brenda territorit të saj
Lajme

Fungo: Kosova nuk pyet KFOR-in për të lëvizur forcat policore brenda territorit të saj

20 Mars 2017 | 20:47

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo ka thënë për mediat serbe, se në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, mes Prishtinës dhe Beogradit, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruar të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës.

Fungo në një intervistë për gazetën serbe “politika”, ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, e cila siç ka thënë është shumë profesionale, gëzon besimin e popullsisë dhe është në gjendje të kryejë detyrat e saj.Gjenerali italian ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ku ka theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar se mandati i FSK-së është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë, siç është propozuar, NATO do të duhet ta rishikojë nivelin e angazhimin e saj, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve”, thotë gjenerali Fungo.

Më të lexuarat

Tribuna

Email