FSK me mision humanitar në Shqipëri (Video)
Lajme

FSK me mision humanitar në Shqipëri (Video)

07 Dhjetor 2017 | 21:20

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri. Më saktësisht në Fierë.

38 pjesëtarë dhe 20 automjete të FKS’së shkuan për të ndihmuar autoritetet atje për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Foli gjenerali i Brigadës dhe zëvendës-shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të republikës së Shqipërisë, Dedë Prenga foli për këtë bashkëpunim mes dy vendeve.

 

Ndërsa, komandanti i FSK-së Rrahman Rama tha se janë të gatshëm çdoherë edhe për këto gjëra.

 

Në pikën kufitare në Morinë Rama, ia ka dorëzuar urdhrin operacional për veprim komandantit të kontingjentit, rreshterit Shefli Ademit.

Një ashtu edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini e vlerësoi tepër ndihmën e cila është ofruar nga ana FSK-së për shtetin amë.

 

Të dy qeveritë si ajo Kosovës dhe Shqipërisë, ishin dakorduar më parë që një kontingjent i FSK-së të niset për tu gjendur afër tyre që kanë pësuar nga katastrofat natyrore.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email