Ferit Idrizi modest dhe i sinqertë, i thjeshtë dhe komunikativ,këtë e do Vushtrria
Lajme

Ferit Idrizi modest dhe i sinqertë, i thjeshtë dhe komunikativ,këtë e do Vushtrria

14 Nëndor 2017 | 16:02

Figura e kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është mbresëlënëse. Nga një person i njohur pak dhe i ekspozuar aspak në publik (përveç funksionit të tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë) , takimet dhe kontaktet që ka pasur gjatë këtyre ditëve me banorë të Vushtrrisë kanë ngjallur besimin dhe simpatinë jo vetëm tek ta, por edhe në terrenin tjetër që është përfshirë nga ethet zgjedhore, në rrjetet sociale.
Modest dhe i sinqertë, i thjeshtë dhe komunikativ. Komentimet pozitive janë të shpeshta, jo vetëm nga simpatizantët dhe bashkëpartiakët, të cilët janë të bindur se do fitojë garën zgjedhore dhe i urojnë “suksese gjatë këtyre katër viteve”, por edhe nga ajo pjesë e opinionit që po e njeh Ferit idrizin prej pak kohësh.
“E meriton fitoren”, komentojnë për të. Nga ana tjetër, më intriguese janë komentet e atyre që i takojnë një orientimi tjetër politik, të cilët në formë direkte apo edhe indirekte mbështesin njeriun e mirë dhe kandidatin e duhur madje edhe kur për partinë të cilës ai i takon shprehen me rezerva.
Fotot e tij, ku shihet së bashku me qytetarë dhe zejtar të Vushtrrisë, të cilët të përqafuar njëri me tjetrin e ndjekin me një përqendrim të jashtëzakonshëm ato që flet dhe tregon Feriti.
“Ndoshta jam subjektive kur është Vushtrria në pyetje, por kjo foto e Feritit në “qarshi “ më pëlqen shumë”, shkruan një komentuese në statusin e saj në rrjetin social.
Një tjetër komentues, i cili po ashtu nuk i takon të njëjtit kamp politik me Feritin e përgëzon për projektin që po prezanton në një lagje të Vushtrrisë. Të tjerë që shkruajnë se “kanë orientim të ndryshëm politik”, duket se i besojnë angazhimit të tij individual, i kërkojnë Feritit të jetë vetvetja në realizmin e projekteve që prezanton.
Komentet në rrjete janë më të shumta dhe e përgëzojnë kandidatin për modestinë dhe sinqeritetin që rrezaton gjatë takimeve të tij dhe vizitave nëpër shtëpi. Nuk mungojnë edhe përgëzimet e atyre që jetojnë jashtë vendit. Ajo që bën përshtypje tek prezantimi i Ferit Idrizit janë vizionet e tij për qeverisjen e komunës dhe angazhimi i tij se këtë post e sheh jo si një mundësi për të bërë karrierë politike, por si një shans për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve.
“Ferit respekt, më pëlqeu ajo që tha qe se nuk do merreni me politika të mëdha, por me popullatën. Respekt prejMunihut”, shkruan një tjetër komentues.
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë prej disa kohësh ka nisur prezantimin e tij. Përmes fotove dhe videove mund të ndiqen takimet që ai organizon, por edhe një pjesë e planeve të tij dhe vizionit që ka për një komunë ndryshe, të hapur për të gjithë dhe në shërbim të nevojave të qytetarëve.
Në fakt takimet e tij me zgjedhësit këto ditë kanë pasur si qëllim jo “kërkimin e votës derë më derë”, por prezantimin e tij dhe të programit dhe mbi të gjitha për të marrë sugjerimet, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Komente pozitive, të ngjashme shoqërojnë edhe fotografitë që publikohen në profilin e tij dhe në faqe të tjera të rrjetit me shënimin. /Viciana.info/

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email