FBI bastisë shtëpinë e ish-kryesuesit të fushatës së Donald Trump, konfiskojnë dosje
Lajme

FBI bastisë shtëpinë e ish-kryesuesit të fushatës së Donald Trump, konfiskojnë dosje

09 Gushtë 2017 | 16:42

FBI ka kryer një bastisje në shtëpinë e ish-kryetarit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort në Virxhinia.

Agjentët federalë thuhet se kanë konfiskuar dosjet dhe materialet të datuara më 26 korrik, një ditë pasi Manfort vullnetarisht u takua me Komitetin e Inteligjencës së Senatit, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

FBI po udhëheqë një nga disa hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA.

Këshilltari special Robert Mueller, i cili është kreu i hetimin e FBI’së, la shtëpinë e Z. Manafort me “shënime të ndryshme”, raportoi Washington Post.

Më të lexuarat

Tribuna

Email