Ekstremizmi fetar është në rënie (Video)
Lajme

Ekstremizmi fetar është në rënie (Video)

20 Prill 2017 | 20:03

Nga Arton Rama
Dukuria e ekstremizmit fetar në Kosovë është duke rënë dukshëm.
Krye Imami i Podujevës Bekim Jashari i cili vazhdimisht është marrë me këtë dukuri dhe përhapjen e saj në xhamitë kosovare ka thënë se përhapja e kësaj dukurie ka shënuar rënie.
Kjo sipas tij edhe falë mekanizmave shtetëror dhe bashkësisë Islame.
Sipas Jasharit, ende nuk kemi ardhur në një përfundim që të mos frikësohemi nga kjo dukuri, por rezultatet janë pozitive.

Njëjtë mendon edhe avokati Skender Musa. Ai deklaroi se ekstremizmi është në rënie e sipër dhe se mekanizmat shtetëror kanë një meritë të madhe për këtë gjë, e ne veçanti Policia e Kosovës.
Ndiqeni kroniken e plote./GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email