Egjiptianët dhe Ashkalit nëntë poste në Qeveri
Lajme

Egjiptianët dhe Ashkalit nëntë poste në Qeveri

13 Shtator 2017 | 17:34

Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE), për herë të parë në Qeverinë Haradinaj do të kenë nëntë poste qeveritare.

Këto komente i bëri në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, pas një marrëveshje të nënshkruar gjatë ditës me kryeministrin Ramush Haradinajn.

“Për herë të parë do të përfaqësohemi me katër zëvendësministra, katër këshilltarë politik dhe një këshilltarë politik në zyrën e kryeministrit. Dhe janë parime tjera që janë të përfshirja si jeta e komunitetit. Haradinaj është zotuar se do të favorizojë komunitetin. Kemi një marrëveshje të arritur. Deri në këtë moment Haradinaj ka qëndruar pas marrëveshjes që kemi bërë”, tha Berisha në “Fakt Plus”.

Por Berisha bëri të ditur që në qeverisje me Haradinajn nuk kanë hyrë pa kushte.

“Ne nuk kemi hyrë pa kushte në qeverisje. Ne prej fillimit kemi kushtëzuar votën tonë me pozicion më të mirë. Ne nuk kemi dashtë të shkaktojmë urrejtje dhe pa kënaqësi por kemi marrë diçka çka na takon”, përfundon Berisha. /Gazeta Tribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email