Edhe dy muaj paraburgim për Murat Jasharin
Lajme

Edhe dy muaj paraburgim për Murat Jasharin

14 Qershor 2017 | 19:18

Dy prej të dyshuarve lidhur me sulmin ndaj avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari dhe Avni Llumnicës i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Vendimin e marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe avokati i Llumnicës, Naim Rudari.

“Po i është vazhduar paraburgimi Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës edhe për dy muaj të tjerë”, ka thënë shkurt Rudari.

Ndryshe Murat Jashari dhe Avni Llumnica janë të dyshuar lidhur me atentatin e bërë në drejtim të avokatit Vllasi në muajin mars të këtij viti.

Vllasi kishte marrë lëndime trupore nga plagosja me armë zjarri para banesës së tij./Indeksonline

Më të lexuarat

Tribuna

Email