Dyqanet që shesin celularë po mashtrojnë qytetarët, një nga ta kërcënon ekipen e Tribuna Channel (Video)
Lajme

Dyqanet që shesin celularë po mashtrojnë qytetarët, një nga ta kërcënon ekipen e Tribuna Channel (Video)

12 Shkurt 2018 | 20:16

Krejt pranë Administratës Tatimore, dyqanet që shesin telefona dhe pajisje të ngjashme, po i ikin tatimit ndaj shtetit.

Nuk ofrojnë fatura për shitjet në çmime të larta, e madje edhe japin pajisje jo origjinale e që deklarojnë se janë origjinal.

Një nga këto dyqane është edhe MANI Mobil Shop përvojë të keqe me të cilën pati edhe vet ekipi i Tribuna Channel.

Nuk iu ofrua fatura e pas dy javësh iu deshtë të blej mbushës të ri, në dyqan tjetër edhe pse e ndërroi atë.

Kur ekipi shkoi me kamerë për të pyetur përse nuk lëshojnë kuponë fiskal u munduan të arsyetojnë

Por para kamerave nuk pranuan të flasin.

Madje e kontrolloi gazetaren nëse po incizonte kur shkoi të pyeste përse nuk lëshojnë fatura.

Ekipi posedon datat dhe gjithçka mund të shihet edhe në kamerat e lokalit.

Shumë qytetarë vazhdimisht ankohen se nuk po u ipen kuponë fiskal.

Lumnije Gubetini e cila ka ardhur për pushime në Kosovë tregon për Tribuna Channel se si shumë biznese në vend, por edhe në Mobil Shop-a, mallin po i’a shesin pa kupon fiskal.

Një gjë të tillë po e thonë edhe qytetar të tjerë, të cilët mes tjerash po e bëjnë fajtor vetën për këto mashtrime.

Kjo u dëshmua edhe gjatë një hulumtimi në terren të ekipit të Tribuna Channel, ku shitësit të Mobi-shopit nuk i’u kujtua kuponi fiskal deri sa gazetari i’a kërkoi vetë.

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës janë 161 biznese aktive (Mobil-Shop), të cilat janë deklaruar gjatë vitit 2017.

Por, që pohojnë se është problematike identifikimi i numrit të saktë i tyre e edhe deklarimi i shitjes që bëjnë.

“Në Prishtinë duke përfshirë tri zonat janë 71 biznese aktive të deklaruara.
Prej tyre vetëm 59 paguajnë tatim, me vlerë 92, 497 euro gjatë vitit 2017.
Ku në tëresi janë 161 biznese, ku prej tyre vetëm 135 kanë paguar tatim gjatë vitit të kaluar”.

Ndërsa, sipas Agjencisë të regjistrimit të bizneseve të Kosovës, janë 1250 biznese të regjistruara në Kosovë ku prej tyre 542 janë vetëm në Prishtinë, por që të njëjtit nuk kanë informacion se sa janë vetëm Mobil-Shop, të regjistruara si biznese.

“Kjo klasë përfshin shitjen me pakicë të artikujve të tjerë nëpërmjet tezgave apo tregjeve siç janë:
_ qilimat dhe stazët,
_ librat
_ lojrat dhe lodrat,
_ pajisjet shtëpiake dhe elektronika e konsumatorëve ,
_ inçizimet muzikore dhe videot”.

Tribuna Channel mes tjerash kishte raportuar edhe për rastet kur qytetarët po mashtrohen edhe në çmime, pikërisht në kuponë fiskal.

Më të lexuarat

Tribuna

Email