Dje në dy aksidente kanë humbur jetën tre persona
Lajme

Dje në dy aksidente kanë humbur jetën tre persona

08 Gushtë 2017 | 11:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në dy aksidente trafiku kanë humbur jetën tre persona.

Në fshatin Rogovë kanë humbur jetën dy këmbësore të cilat ishin goditur nga veturë të cilën e drejton një mërgimtar.

“Fshati Rogov Gjakovë 07.08.2017 -18:50 Një veturë me targa te huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i huaj, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe ka goditur dy këmbësore femra K/Shqiptare të cilat ishin duke ecur bri rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra dy këmbësoret kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari (drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse në fashtin Orllat ka humbur jetën vozitësi i një veture, pasi kishte dal nga rruga dhe është rrokullisur.

“Fshati Orllat, Drenas 07.08.2017 -18:26 Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull K/Shqiptar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse kurse lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email