Detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë
Lajme

Detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë

17 Korrik 2017 | 11:46

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Jahoc, rreth orës 18:55.
Nga kjo ngjarje, dy persona kanë mbetur të vdekur, identiteti i të cilëve tanimë është bërë i ditur, me iniciale P.M dhe K.M.
“Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë

Më të lexuarat

Tribuna

Email