Detaje për jetën e ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë
Lajme

Detaje për jetën e ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë

11 Janar 2018 | 10:05

21 vjeçari amerikan Robert W. Jones ka vdekur në kampin e Bondsteel në Ferizaj teksa po shërbente si pjesë e ushtrisë amerkanë në Kosovë.

Ai vdiq në ditën kur kishte ditëlindjen dhe vdekja e tij ende mbetet nën hetime, pa asnjë konfirmim zyrtar për shkakun që i mori jetën të riut.

“Ai ishte me të vërtetë një djalosh i mirë që gjithmonë e ka dashur ushtrinë”, thotë njëri nga ish-mësuesit e tij, sipas raportit të fundit nga mediat ndërkombëtare lidhur me këtë tragjedi.

Jones që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e trupave të NATO-s, ishte martuar para 2 vitesh me dashurinë e tij nga gjimnazi, e cila së fundi po jetonte në Gjermani, që të ishte më afër Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ai i donte shumë qentë dhe në Kosovë shërbente si trajnues qeni për ushtrinë.

Familjarët e përshkruajnë si të dashur dhe njeri që u rrit në familje të madhe dhe të dashur.

Më të lexuarat

Tribuna

Email