Deri më tani mbi 100 persona të prekur me HIV në Kosovë
Lajme

Deri më tani mbi 100 persona të prekur me HIV në Kosovë

01 Dhjetor 2017 | 9:03

Sot në gjitha vendet e botës do të shënohet “Dita Botërore kundër AIDS-it. Edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Koordinatorja e organizatës “Integra”, Emel Ajdini, tha se deri më tani në Kosovë janë 113 raste me virus AIDS, pra që nga shfaqja e këtij virusi dekada më parë.

Ajo bëri me dije se organizata “Integra”, ka organizuar aktivitet për Ditën Botërore kundër AIDS-it, shëndeti im, e drejta ime”.

“Nëse duam të t’i japim fund kësaj sëmundje duhet t’i japim të drejt atyre që janë me këtë virus qasje dhe të drejtat në shëndetësi”, tha ajo.

Sipas saj sa i përket vetëdijesimi për këtë virus, Ajdini, deklaroi se në çdo vend të botës edhe në Kosovë është vështirë të kemi një matje. “Ka vetëdijesim, por presim që në vitet e ardhshme të kemi ndryshim për të mirë sa i përket vetëdijesimit për këtë sëmundje”, tha ajo.

Më të lexuarat

Tribuna

Email