Deputeti i LDK-së: Të mos ngutemi me plan B për FSK-në
Lajme

Deputeti i LDK-së: Të mos ngutemi me plan B për FSK-në

20 Mars 2017 | 17:03

Deputeti i LDK-së, Salih Morina në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi nuk është konsultuar me LDK-në për projektligjin e FSK-së që pritet të transformohet në ushtri. Ai ka thënë se FSK-ja nuk mund të transformohet në ushtri pa mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ka nënvizuar që të mos ketë ngutje për të kaluar në plan B.

“Është shumë lehtë ta themelojmë një ushtri por do të jetë e vështirë që ta kemi pa mbështetjen e NATO-s. Tash ne duhet të jemi të sinqertë e mendoj të mos provokohet situata. Duhet të bisedohet edhe me ne e të gjitha partitë politike. Nuk është koha të thirremi në merita personale. Këto duhet të dakordohemi bashkarish. Ne e dimë që pa SHBA nuk do të arrijme asgjë.” ka thënë Morina.

Ndërkaq në lidhje me takimin e mbajur në Tiranë ndërmjet përfaqësuesëve të pozitës dhe opozitës, deputeti i LDK-së është shprehur se nuk ka pasur dijeni që do të mbahej një takimi i tillë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email