“Demarkacioni duhet të rinegociohet”
Lajme

“Demarkacioni duhet të rinegociohet”

19 Maj 2017 | 16:23

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj ka thënë se problemet e pazgjidhura nga legjislatura e kaluar do të kryhen këtë vit.

“Demarkacioni do të kalojë dhe problemi pse nuk ka kaluar legjislaturën e kaluar ka ndikuar që opozita nuk ka debatuar, dhe e them se edhe këtë vit me ndihmën e opozitës do të kalojë”, ka thënë Zogaj në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

E Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje u shpreh qartë se ende do të vazhdohet kundër këtij versioni të Demarkacionit.

“Nëse rinegociohet me Malin e Zi atëherë do të rishikojmë dhe mund të themi se mund ta votojmë”, ka thënë Haskuka.

Më të lexuarat

Tribuna

Email