I dehur fyen policët
Lajme

I dehur fyen policët

11 Janar 2018 | 10:32

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Llapushnik të Drenasit pasi që i njëjti në gjendje të dehur nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën.

Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor. I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke.

Më të lexuarat

Tribuna

Email