Deda: Haradinaj dhe Thaçi po përgatiten për udhëheqje të opozitë
Lajme

Deda: Haradinaj dhe Thaçi po përgatiten për udhëheqje të opozitë

12 Janar 2018 | 14:24

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka komentuar marrjen e pasaportës së Shqipërisë nga kryeministri Ramush Hardinaj si dhe gjysmë milionë eurot e shpenzuara nga Presidenti Hashim Thaçi për një kompani lobuese. Ai ka thënë që dy liderët po shfaqin shenja se po përgatiten për opozitë.

Deda ka vlerësuar që përderisa Thaçi po dëshiron që ta blejë të ardhmen politike, Haradinaj po mendon që mund t’i ikë izolimit nga ndërkombëtarët.

Mirëpo, sipas Dedës, as njëra e as tjetra nuk mund të bëhen.

“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar ai.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email