Daçiq dhe sekretari amerikan i shtetit flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Lajme

Daçiq dhe sekretari amerikan i shtetit flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

10 Shkurt 2018 | 10:10
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë qëndrimit të tij në Amerikë është takuar me sekretarin e këtij shteti, Rex Tillerson.

Shefi i diplomacisë serbe ka bërë të ditur se në mesin e shumë temave që janë diskutuar, kryesore ka qenë edhe zgjidhja e problemeve Kosovë-Serbi.

“Para se të gjithash ne po mendojmë një përpjekje për të zgjidhur përgjithmonë problemet Kosovë-Serbi, dhe mendoj se ai i dëgjoi me kujdes argumentet tona”, ka thënë Daçiq pas takimit, transmeton lajmi.net

Tutje ai ka bërë të ditur se temë kryesote ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.

“Takimi u përqëndrua në të ardhmen dhe raportet tona dypalëshe”, ka thënë Daçiq.

Ky takim erdhi pas pjesëmarrjes së ministrit serb në Lutjet e Mëngjesit. /lajmi.net/

Më të lexuarat

Tribuna

Email