Daçiq: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’, synim i shqiptarëve nga Lidhja e Prizrenit
Lajme

Daçiq: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’, synim i shqiptarëve nga Lidhja e Prizrenit

16 Prill 2018 | 14:48
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat ata, sipas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lindore’.

“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”, deklaroi Daçiq.

Madje sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai.

Daçiq u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dijmë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiq.

Më të lexuarat

Tribuna

Email