Cakolli: Deda përdor ditën e çlirimit për interesa vetjake
Lajme

Cakolli: Deda përdor ditën e çlirimit për interesa vetjake

17 Maj 2017 | 15:54

Sekretari i Partisë Demokratike në Prishtinë, Bujar Cakolli ka reaguar ndaj ish deputetit Ilir Deda pasi ky i fundit u shpreh se më datën 11 qershor do të ndodhë clirimi i Kosovës.

“Ilir Deda, mundesh me shku te dajt e tu, ata të tregojnë se Kosova është çliruar për herë të parë edhe të fundit, në qershor të 99. Ilir Deda i ndodhur përball dështimeve të njëpasnjëshme të tij, fillimisht me Fer-in, e më pastaj edhe me Alternativen, dhe duke e ditur se ky është fundi i karrierës së tij politike, dhe i ekzaltuar për krijimin e qeverisë se RINVESTIT, paska deklaruar se: “Çlirimi i dytë i Kosovës do të ndodh me 11 qershor 2017”.
Ilir, çlirimi i parë dhe i fundit i Kosovës ka ndodhur më 11 qershor 1999, dhe atë pikërisht nga këta burra që mbrëmë vonë nënshkruan koalicionin PDK-AAK-NISMA.“ ka shkruar Cakolli.

Më të lexuarat

Tribuna

Email