Bulliqi i kundërpërgjigjet Hazirit
Lajme

Bulliqi i kundërpërgjigjet Hazirit

13 Shtator 2017 | 8:21

Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj një deklarate të nënkryetari të LDK-së, Lutfi Haziri në lidhje me përkatësinë politike të Bulliqit.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së dhe se askush nuk mund ta largojë prej saj për shkak të qëndrimeve të tij profesionale e kombëtare.

“Sa po lexova nje prononcim te nenkryetarit te LDK-së Lutfi Haziri i cili paska deklaruar se une nuk jam në LDK. Njoftoj të gjithe miqrt se une, kam qene, jam dhe do të jem në LDK. Në kete parti jam nga fillimi dhe askushe nuk mund të me largoj prej saj per shkak te qendrimeve te mija profesionale e kombëtare. Nuk i inponojn disa “figura partiake” bindjet e individeve por i respektojm ato pa marr parasysh cfare jane.”, ka shkruar Bulliqi në profilin e tij në Facebook.

Më të lexuarat

Tribuna

Email