Bullgaria mbështet Kosovën në të gjitha fushat
Lajme

Bullgaria mbështet Kosovën në të gjitha fushat

12 Tetor 2017 | 17:19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Nedialtcho Dantchev, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Haradinaj e njoftoi ambasadorin bullgar për prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës dhe sundimin e ligjit.

Nga ana e tij, ambasadori Dantchev e ka uruar kryeministrin Haradinaj për detyrën e re në krye të Qeverisë, duke theksuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe më tutje në të gjitha fushat.

Më të lexuarat

Tribuna

Email