Besim Beqaj tregon pse nuk do të kandidohet për deputet
Lajme

Besim Beqaj tregon pse nuk do të kandidohet për deputet

19 Maj 2017 | 21:17

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetët nga radhët e kësaj partie.

Këtë vendim Beqaj e ka marrë pas një diskutimi të hapur me disa nga anëtarët e tjerë të partisë.

Ai ka thënë se ka lëshuar rrugë në mënyrë vullnetare, pasi lista është e ngushtë dhe duhet tu jepet hapsirë të tjerëve.

“Ka qenë një diskutim i hapur me disa, nuk do të flas me emra. Për veti kam vendosur mbi bazën e asaj që ka hapsirë në institucione tjera, dhe do të koncentrohem në programin ekonomik dhe fillimin e ri”, ka thënë Beqaj për lajmi.net

“Në mënyrë vullnetare kam lëshuar rrugë sepse lista është e ngushtë, dhe duhet tu jepet rast të tjerëve”, përfundoi Besim Beqaj.

Kurse më herët është raportuar se  Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista.

Tre personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.

E kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar pak më parë mbledhjen e saj, por ende askush zyrtarisht nuk iu ka drejtuar mediave.

Derisa, Latif Gashi ka thënë se vullnetarisht ka hequr dorë nga kandidimi, ish deputeti Nait Hasani nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e listës së këtij subjekti, duke thënë se me rëndësi është që të fitojë PDK-ja.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email