Beqaj takon ambasadorin zviceran
Lajme

Beqaj takon ambasadorin zviceran

14 Nëndor 2017 | 16:27

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Beqaj me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin zviceran për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Temë e takimit ishte përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve, si ambasadorë më të mirë të vendit, si dhe shkëmbimi i përvojave, trajnimet dhe konsulenca.

Ambasadori Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.

Të dy u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrueshmërinë në sektorin privat.

Më të lexuarat

Tribuna

Email