Barna pa banderola në Kosovë (VIDEO)
Lajme

Barna pa banderola në Kosovë (VIDEO)

13 Shtator 2017 | 19:58

Pacientët në Kosovë në të shumtën e rasteve  trajtohen me barna pa banderola. Edhe pse një dukuri e tillë gjatë viteve paraprake ka qenë më e shpeshtë, raste të tilla ka edhe tani.

Ekipi i Tribuna Channel ka vizituar disa barnatore të kryeqytetit ku ishte shumë e lehtë të sigurojmë barna pa banderolla.

Raste të tilla pohojnë edhe vetë qytetarët.

I konsiderojnë të rrezikshme barnat e tilla.

Ndërsa, në një përgjigje dhënë Tribuna Channel, Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë tërë kohës janë duke kryer inspektimet dhe nga to edhe vetë si Inspektorat hasin në barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës 01 Janar2017-21gusht 2017  në territorin e Kosovës janë kryer mbi 460 inspektime të natyrave të ndryshme.

Nga ky numër vetëm në territorin e komunës së Prishtinës mbi 32 subjekte (barnatore apo depo private, por dhe në barnatore publike) janë hasur produkte (barna) pa banderola, me banderola jo të republikës ë Kosovës, ku janë marrë masa të menjëhershme nga Inspektorati Farmaceutik (dhe organet tjera relevante Polica e Kosovës njësia e krimeve, doganat etj) duke u sekuestruar këto barna qoftë nga Inspektorati Farmaceutik apo organet tjera relevante, si dhe janë proceduar këto lëndë bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

 

Çdo produkte mjekësor (barna) që gjendet në tregun e Kosovës pa banderola apo me banderola jo të Republikës së Kosovës është ilegal dhe duhet të jetë  i sanksionueshem.

Ndiqeni kroniken e plote:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email