Bajrami: Shqiptarët në veri do ta kenë vëmendjen e Limajt
Lajme

Bajrami: Shqiptarët në veri do ta kenë vëmendjen e Limajt

12 Tetor 2017 | 16:50

Anëtarja e Kryesisë së Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami ka garantuar qytetarët se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, por edhe qeveria Haradinaj do t’ua japin vëmendjen e duhur qytetarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës.
Bajrami këto zotime i bëri në emisionin “Fakt Plus” me Lirik Sylmeta.
Ajo në këtë emision foli edhe për pritjet që Nisma për Kosovën i ka në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti.
Ajo tha se presin rezultate të mira, përkundër faktit që kjo parti po garon për herë të parë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës/ Gazeta Tribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email