Avni Zogiani: Fushë Kosova nuk është qytet
Lajme

Avni Zogiani: Fushë Kosova nuk është qytet

09 Tetor 2017 | 21:25

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani u zotua se partia në të cilën garon do të sjell një mentalitet të ri qeverisës me këtë komunë.

Zogiani në emisionin “Tribunë Zgjedhore” kritikoi qeverisjen e Burim Berishës, duke thënë se kanë dështuar në shumë sfida.

Ai në mesin e kritikave të tij tha se qeverisja e LDK-së u ka dhënë një liri të madhe bizneseve, që rrjedhimisht sipas tij ka bërë që të ndërtohen ndërtesa pa leje.

Për Zogianin, Fushë Kosova nuk është ende qytet, duke thënë se nëse zgjidhet në krye të saj do të punojë që Fushë Kosova t’i ngjaj një qyteti.

Mungesa e gjelbërimit për Zogianin është dështimi i qeverisjes së kaluar, duke thënë se mungesa e gjelbërimit e ka ngulfatur Fushë Kosovën/ Gazeta Tribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email