Asllanaj: Koalicioni prishet vetëm kur duan PDK-ja dhe LDK-ja
Lajme

Asllanaj: Koalicioni prishet vetëm kur duan PDK-ja dhe LDK-ja

15 Prill 2017 | 10:50

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sali Asllanaj, ka shprehur bindje se mocioni i opozitës nuk do të mund ta rrëzojë Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës mund të rrëzohet vetëm kur të duan PDK-ja dhe LDK-ja.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Asllanaj ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, koalicioni qeverisës (PDK-LDK) e ka për obligim dhe duhet t’i përfundojë çështjet madhore që janë në interes të shtetit: ushtria, demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe.
Asllanaj ka thënë se këtyre çështjeve madhore nuk do të mund t’u bënin ballë koalicionet e tjera.
Ai ua ka bërë me dije pozitës dhe opozitës t’i marrin seriozisht mesazhet e senatorit amerikan John McCain dhe të ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Më të lexuarat

Tribuna

Email