Arrestohet një person për kanosje ndaj Lladrovcit
Lajme

Arrestohet një person për kanosje ndaj Lladrovcit

10 Tetor 2017 | 14:25

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka marrë një njoftim nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për kanosje dhe dëmtim prone.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë tha për KosovaPress se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Tërstenik ka ndodhur një kanosje ndaj një personi dhe i është dëmtuar prona.

Ahmeti tha se Policia sot në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar pa dhënë identitetin e tij.

KosovaPress ka tentuar të marr një deklaratë edhe nga Lladrovci por I njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Më të lexuarat

Tribuna

Email