Apeli vendos që Ukë Rugova të gjykohet
Lajme

Apeli vendos që Ukë Rugova të gjykohet

12 Tetor 2017 | 12:14

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës në rastin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve.

Gjykata e Apelit ka vendosur që Ukë Rugova dhe të tjerët për dhënie të paligjshme të vizave italiane në këmbim të pagesës të vazhdojnë të gjykohen.

Apeli e ka refuzuar kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës në rastin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve.

Lajmin për refuzimin e kësaj ankese e konfirmoi për KALLXO.com Nexhat Shabani, avokati i Ukë Rugovës.

Në këtë proces gjyqësor Ukë Rugova dhe 20 persona tjerë akuzohen në lidhje me lëshimin e paligjshëm të 556 vizave italiane shengen.

Sipas aktakuzës, Ukë Rugova ka krijuar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar ose drejtuar aktivitetet e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimi material duke furnizuar individë me viza Schengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga 31 korriku 2012 deri më 5 shkurt 2014, Ukë Rugova ka udhëhequr grupin kriminal në marrjen e 556 vizave italiane Shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Raportin e plotë të seancës së sotme dhe të tjerët për këtë rast mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Ukë Rugova dhe 19 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në janar të këtij viti. Rugova pafajësinë e klishte deklaruar edhe në gusht të vitit të kaluar kur ishte mbajtur seanca fillestare.

Por më pas aktakuza u ndryshua dhe procesi në janar nisi edhe një herë nga fillimi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email