Anulohet konferenca e Pacollit me ministrin e jashtëm grek
Lajme

Anulohet konferenca e Pacollit me ministrin e jashtëm grek

12 Prill 2018 | 16:19

Është anuluar konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij grek, Nikolaos Kotzias e paraparë të mbahet në orën 15:30.

Ende nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj konference të përbashkët të kryediplomatëve të të dyja vendeve.

Gjatë vizitës së paralajmëruar në Kosovë, shefi i diplomacisë greke ishte paraparë të takohet me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacollin dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kotzias nuk ka mbërritur ende nga Ohri ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov bisedoi rreth çështjes së emrit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email