Ajri i ndotur shton pacientët në QKUK (Video)
Lajme

Ajri i ndotur shton pacientët në QKUK (Video)

12 Janar 2018 | 20:25

Korporata Energjetike e Kosovës, veturat e vjetra dhe ekonomitë familjare janë shkaktarët kryesorë për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë me rrethinë.

Eksperti mjedisor, Agron Bekteshi, deklaroi për Tribuna Channel se Komuna e Prishtinës, mbetet njëra ndër komunat me ndotjen më të madhe në Kosovë.

Ai kritikon Ministrinë e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të cilën thotë se ka punuar në legjislacion, por shumë pak në implementimin e tyre dhe në veprime konkrete.Kurse specialisti i cilësisë së ajrit në kuadër të MMPH-së, Shkumbin Shala, e pranon se tejkalimet janë dyfish mbi standardet e lejuara të BE-së të PM10.

Sipas Shalës, numri i ditëve me tejkalime në vitin 2015 rezulton të jetë 73 ditë, krahasuar me vitin 2016 që ka qenë vetëm 53 ditë, kurse për vitin e fundit 2017 shënohet të jetë 61 ditë.

E gjithë kjo situatë e krijuar nuk po kalon pa pasoja. Në Klinikën e Pulmologjisë ditëve të fundit janë shtuar pacientët të cilët kërkojnë mjekim si pasojë e ajrit të ndotur.

Këtë e pohon pulmologia, Rukije Mehmeti.

Ministria e Mjedisit kohë më parë mori vendim që të ndalojë përdorimin e thëngjillit në kryeqytet, si masë për të zvogëluar ndotjen, mirëpo si duket një vendim i tillë nuk po merret parasysh nga qytetarët.

Ndërsa trashmë është ndaluar edhe importimi i veturave të vjetra.

 Për më shumë ndiqeni lajmin e plotë:

Më të lexuarat

Tribuna

Email