Ahmeti: Do të vazhdojmë me hapjen e çerdheve të reja
Lajme

Ahmeti: Do të vazhdojmë me hapjen e çerdheve të reja

12 Tetor 2017 | 14:11

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë.

“Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti.

Sipas një komunikate të Komunës, kjo çerdhe do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë. Për vitin 2018, kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik.

Më të lexuarat

Tribuna

Email