Ahmeti: 100 zotimet do t’i realizojmë më lehtë sepse do ta kemi shumicën
Lajme

Ahmeti: 100 zotimet do t’i realizojmë më lehtë sepse do ta kemi shumicën

08 Tetor 2017 | 21:16

Kryetari I Komunës së Prishtinës njëherërsh kandidat për një tjetër mandat nga kjo parti Shpend Ahmeti tha se Vetëvendosje tashmë është subjekti i parë në vend, dhe rritja po vazhdon edhe më tutje, në secilin fshat, në secilën lagje, e në secilën komunë.

“Kjo për shkak se jemi subjekt i drejtë dhe i sinqertë. Nuk japim premtime që s’i bëjmë. Nuk japim premtime sa për votë. Ju tashmë e dini se si qeverisim ne. E dini që qeverisim bashkë me ju. E ruajtëm paranë publike, dhe e orientuam në nevojat e qytetarëve, lagjeve, fshatrave, Komunës. Në mandatin e parë patëm 12 zotime, kurse tash 100. E këto 100 do t’i realizojmë edhe më lehtë, sepse në mandatin e radhës do ta kemi shumicën edhe në Kuvend Komunal”, u shpreh Ahmeti.

Këto deklarata Ahmeti I bëri gjatë një tubimi zgjedhor në fshatin Koliq të Prishtinës,

Në këtë tubim të pranishëm ishin edhe nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, deputeti Frashër Krasniqi, si dhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email