Aderimet e reja do jenë jashtë listave, dhe vendimeve (Video)
Lajme

Aderimet e reja do jenë jashtë listave, dhe vendimeve (Video)

19 Maj 2017 | 19:58

Nga: Arton Rama

Dhjetëra aderime politike  nga shoqëria civile dhe gazetarë  janë bërë që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Numri dhe buja e tyre ka qenë me e madhe se në çdo proces tjetër zgjedhor.

Sipas analistëve politikë kjo gjë bëhet me dy qëllime nga të dyja anët, për qëllime financiare nga të aderuarit, dhe për përmirësim të imazhit nga subjektet politike.

Analisti Ramush Tahiri ka deklaruar se këto aderime kanë qëllime puro financiare dhe politike.

Megjithatë  Tahiri nuk  beson që  këta persona do të sjellin vota partive, e as nuk do kenë rol vendimmarrës.

Se këto aderime nuk do t’ju sjellin vota partive politike, ka vlerësuar edhe  njohësi tjetër i  politike, Ardian Çollaku.

Çollaku  ka shtuar se  nuk pret ndonjë reformim që këta njerëz do të sjellin në partitë politike.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Më të lexuarat

Tribuna

Email