AAK: S’kemi marrëveshje me VV-në në Kaçanik
Lajme

AAK: S’kemi marrëveshje me VV-në në Kaçanik

13 Nëndor 2017 | 11:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mohuar të ketë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në Kaçanik.

Sipas AAK, lajmet e plasuara sot në media, janë të pavërteta dhe të plasuara me qëllim për të shkaktuar huti tek anëtarësia jonë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë. Për çdo marrëveshje aventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Më të lexuarat

Tribuna

Email