20 mijë serbë po kthehen në Kosovë
Lajme

20 mijë serbë po kthehen në Kosovë

12 Shtator 2017 | 10:27

Hyrja e Listës Serbe në Qeverinë e Ramush Haradinajt nuk është pritur mirë nga subjekte politike në veri të Kosovës dhe në Serbi.

Ka edhe shumë qytetarë serbë të cilët kanë kritikuar vendimin e Listës Serbe për “t’u bashkuar me Ramushin”, me arsyetimin se në Qeverinë e “krahut të luftës” është hyrë për shkak të 90 për qind të votave të serbëve që ka fituar Lista Serbe në zgjedhjet e 11 qershorit. Njëri prej serbëve, Kuslo Guster, ka thënë se Lista Serbe përpiqet të “nxirret” para serbëve me gënjeshtra, transmeton zeri.info.

“Njerëz, mos u mashtroni dhe mos lejoni që të na rrejnë. E para, nga formimi i ‘Zajednicës’ nuk ka asgjë. Edhe vetë ish-kryeministri Vuçiq, i cili tani është president, pas një takimi në Bruksel pati thënë se që nga nesër fillon formimi i ‘Zajednicës’, por e shihni që ajo deklaratë e tij ka qenë një gënjeshtër.

Edhe atij i pati premtuar Thaçi, siç po u premton tani Haradinaj për ‘Zajednicen’ dhe për çështje tjera. Edhe ajo që thoni se i keni fituar votat e 90 për qind të serbëve është gënjeshtër e pastër, pasi që 10 për qind jeni ju të Listës Serbe, 10 për qind janë të rinj, të cilëve u keni premtuar punësim, 20 për qind janë punëtorë të komunës, të arsimit dhe të shëndetësisë, të cilët i keni kërcënuar me largim nga puna. E kjo pra është e vërteta, ndërsa 100 për qind gënjeshtër e juaj”, është shprehur ai, transmeton zeri.info.

Listën Serbe për hyrje në Qeverinë e Ramush Haradinajt e ka kritikuar edhe Partia e Serbëve të Kosovës, PSK-ja, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq.

Më të lexuarat

Tribuna

Email